Ethem Ruka analizon situatën me COVID-19: Po vjen duke u rënduar,

Biologu i njohur shqiptar dhe Rektori i Universitetit ”Luarasi”, Ethem Ruka ka analizuar situatën me COVID-19 në vendin tonë duke e quajtur atë të rënduar bazuar në shifrat e javëve të fundit.

Sipas tij, infektimet ditore janë rritur, po ashtu dhe humbjet e jetëve, dhe fakti që prej disa javësh numri i të infektuarve ditorë është shumë më i madh se ai i të infektuarve tregon që një i infektuar me COVID-19, sa vjen dhe infekton më shumë.

Në krahasim me datën 21 maj, Ruka thotë se jemi përkeqësuar, si dhe konstaton se shkallë e ndërgjegjësimit për rrezikshmëri mbetet e ulët.

Ai vijon me Tiranën ku thotë se janë 477 individë pozitivë por janë më shumë se ka shumë asimptomatikë dhe sipas Rukës kjo sjell edhe më shumë gjasa që të infektohen të tjerë të shëndetëshëm me COVID-19.

STATUSI NGA ETHEM RUKA

11 KORRIK 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE

Situata e pandemise po vjen duke u renduar. Infektimet ditore jane rritur, po ashtu dhe humbjet e jeteve. Ka disa jave qe numri i te infektuarve ditore eshte shume me i madh se ai i te infektuarve, cka tregon se nje i infektuar infekton gjithmone e me shume subjekte te shendetshme.

Sot perqindja e te sheruarve eshte 56%, ajo e te semurve aktive 41% dhe e atyre qe kane ndruar jete 3%. Kjo do te thote qe ne raport me daten 21 maj, si dita me e mire me 17% te semure dhe 80% te sheruar, sot jemi perkeqesuar me 24%. Per te ardhur keq!!!!

Ka shume qytetare qe nuk e besojne ende se ka nje virus te rrezikshem ne qarkullim. Shkalla e ndergjegjesimit per rrezikshmerine mbetet e ulet. Ne Tirane zyrtarisht jane 477 individe pozitive, por ne fakt (sipas meje ka shume individe te infektuar asimptomatik) jane shume e shume me teper. Kjo ben qe gjasat e infektimit per individet e tjere te shendetshem jane rritur edhe me shume.

SHKARKO APP