Et’hem Ruka: Situata nuk pësoi përmirësim, një pjesë e qytetarëve kanë ulur kujdesin

Biologu Et’hem Ruka mendon se situata e 24 orëve të fundit nuk pësoi ndonjë përmirësim.

Sipas tij, përqindja e të shëruarve qëndron 56%, pra aq sa ishte dje, ndërsa përqindja e pacienteve aktiv u rrit nga 39% qe ishte dje ne 40% sot, pra 1% më shumë.

“Rezultatet e dhjete ditëve te fundit, vërtet nuk kanë vënë në vështirësi spitalet infektive, por tregojnë se koronavirusi Sars-Cov-2 mbetet mjafte aktiv. Në dhjetë ditët e fundit, ne vend qe efekti i tij te vinte duke u shuar pak e nga pak, po peson rritje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Per periudhen 21 mars-20 prill perqindja e sherimit te perditshem dhe ajo e uljes se pacienteve aktive ka qene mesatarisht 1.931% ne dite. Para tre kater ditesh kjo perqindje ishte 2% ne dite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam pershtypjen se nje pjese e qytetareve u mesuan me kete situate dhe e kane ulur kujdesin per distancimin social. Per fat te keq nuk gjykojme dot se cila kategori sociale eshte me e prekur nga koronavirusi, per sa kohe te dhenat jane te rezervura dhe te papublikuara.”, shkroi ai në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?