Ethet e kandidatëve për deputetët, KQZ: S’lejojmë pazare politike, rezultatet dalin…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celiabshi, deklaron se procesi i numërimit të votave për kandidatët është i siguruar dhe garantuar në çdo pikëpamje dhe KQZ-ja nuk do të lejojë të kthehet në pazar elektoral. ”Kemi marrë shumë shqetësime e kërkesa nga ana e tyre si do shkojë procesi tani për vlerësimin e kandidatëve. Të jenë të sigurtë se vota e secilit kandidat do të numërohet e vlerësohet. KQZ ka marrë të gjitha masat që të mos kthehet në Pazar leketoral”,-tha në konferencën për shtyp.