Ethet e negociatave, Balla: Të gjitha partitë të marrin përgjegjësitë për procesin e integrimit në BE
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se të gjitha partitë politike duhet të marrin përgjegjësitë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në mbledhjen e Komisionit të Integrimit Evropiane, Balla tha se detyrat e shtëpisë të vendosura nga Gjermania duhet të plotësohen.
Balla: Pa dyshim çështjet e ngritura nga Bundestagu janë detyra shtëpie që ne duhet të intensifikojmë punën për realizmin e tyre, qoftë reforma e plotë zgjedhore, qoftë plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese apo të lartë. Përmbyllja e BKH apo SPAK janë në rrugë të mbarë.
Unë dua të them që populli shqiptar e meriton fillimin e bisedimeve. Jemi krenarë që jemi vendi që kemi më shumë se 94 % e popullsisë që mbështet vendin në BE.
Një vlerësim meriton qeveria shqiptare, për gjithçka është bërë në këtë këndvështrim. Të gjitha partitë politike duhet të marrin përgjegjësinë në këtë proces.
Kushdo që u mundua të bllokonte reformën në drejtësi e ka marrë një mesazh të qartë, kushto që u mundua të bllokonte 30 qershorin e ka marrë një mesazh të qartë.