EU4Schools, inaugurohen dy objektet arsimore në bashkinë Shijak
Nga programi EU4Schools, këtë të mërkurë janë inauguruar dy objektet arsimore në Bashkinë Shijak, shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Rilindja”, Sallmone dhe Kopshti Nr. 2 “Shtojzovallet”, Shijak.
Të pranishëm në aktivitet ishin ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi; kryetari i Bashkisë, Shijak Elton Arbana; Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së, Hubert Perr; Ambasadorët e Suedisë, Austrisë dhe Gjermanisë; përfaqësues nga ambasadat e Francës, Italisë dhe Hollandës; Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri Monica Merino etj.
Ato janë dy prej 35 objekteve arsimore të përfunduara deri tani, ndërsa 13 objekte të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të programit. I financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP Albania, Programi “EU4Schools” po ndërton 60+ objekte arsimore me 24,500 nxënës e mësues përfitues në total.