”EU4Schools”, McAllister viziton shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin “Sherif Dervishi” në Budull të Krujës
Këtë të martë, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David James McAllister, Anëtarët e Parlamentit Evropian Željana Zovko dhe Thomas Waitz, si dhe përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe UNDP Albania zhvilluan një vizitë pranë shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Sherif Dervishi” në Budull, Krujë.
Ata panë nga afër dhe bashkëbiseduan me nxënës e mësues që gëzojnë një shkollë të standardeve më të larta evropiane dhe se si u ka ndryshuar jeta e përditshme që prej rindërtimit të shkollës falë Programit “EU4Schools”. 27 fëmijë të kopshtit, 119 nxënës, 14 mësues dhe rreth 2,500 banorë të komunitetit kanë tashmë një institucion arsimor, që përgatit qytetarët evropianë të së ardhmes.
Ata patën një ndërveprim me nxënësit e mësuesit rreth infrastrukturës shkollore, palestrës, fushës sportive e laboratoreve të reja, si dhe zhvilluan njëkohësisht një bashkëbisedim shumë interesant rreth fushatës ILoveMySchool, mjedisit, ndryshimeve klimaterike e integrimit evropian të Shqipërisë.
23 objekte arsimore janë rindërtuar ose riparuar deri më tani në kuadër të EU4Schools, duke i shërbyer drejtpërdrejtë 7,325 fëmijëve/nxënësve dhe 445 mësuesve.