Eugena Tomini, emërohet zv/ministre e Shëndetësisë

Nga shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, emërohet si zv/ministrja e katër e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale. Tomini ka qenë shumë aktive gjatë pandemisë së Covid-19, ndërsa është pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Pas këtij emërimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëhet me 4 zv/ministra. Aktualisht këtë post e mbajnë edhe Mira Rakacolli, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri. Nuk dihet se kush do të jetë drejtuesi i ri në Survejancën dhe Shërbimin e Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik.

Pak kohë më parë pati të tjera ndryshime në qeverinë Rama, pas largimit të Gent Cakaj nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në krye të të cilës u emërua Olta Xhaçka. Ndërkohë, në krye të Ministrisë së Mbrojtjes u emërua Niko Peleshi. Në krye të Ministrisë së Brendshme, në vend të Sandër Lleshaj u emërua Bledi Çuçi, ndërsa Milva Ikonomi zëvendësoi këtë të fundit në krye të Ministrisë së Bujqësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?