Eugena Tomini: Situata me COVID në vend, nën kontroll! Ka rritje të të prekurve në moshë të re

Në ditët e fundit është vënë re një rritje e numrit të rasteve të reja të infeksionit, por për zv.ministren e Shëndetësisë, Eugena Tominin, situata është nën kontroll. Tomini thotë se ka një rritje të të prekurve në moshat e reja 35-40 vjeç, por duke theksuar se megjithatë, në këtë grupmoshë agresiviteti i sëmundjes është më i ulët.

Aktualisht në nivel Europian kemi 7% të rasteve të shtuar gjatë javë që lamë pas. E njëjta situatë, por e kontrolluar, është dhe në vend, një situatë epidemiologjike pre 15 javësh e kontrolluar. Ka luhatje, por aktualisht është situatë e kontrolluar kundrejt këtij trendi. Kemi një zbritje të fashës së prekur, janë moshat e reja 35-40 vjeç që është reflektuar edhe me raste spitalore. Mosha 60-65 vjeç që kanë një rëndesë. Dua të sensibilizojnë të rinjtë të vaksinohet për të patur mbulesë vaksinale me të dyja dozat. Mosha pediatrike në raste të ulëta, 3% e rasteve totale të infeksionit në vend“, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?