“Euro 2016”, vetëm Shqipëria dhe Rumania përfaqësojnë Ballkanin

 

Shqipëria konsiderohej deri më dje, si një ndër ekipet më të dobëta të Ballkanit.

Por, sot është i vetmi ekip ballkanik, së bashku me Rumaninë, që është kualifikuar direkt në "Euro 2016".

Nuk e ka arritur këtë gjë as Greqia, që u rendit e fundit në grupin e vet, as Kroacia, një nga kombëtaret më të forta në botë, as Serbia, Turqia, Bosnja, Mali i Zi, Sllovenia, Maqedonia e Bullgaria. Jemi vetëm ne dhe Rumania.

Ndaj, ky është një motiv krenarie më shumë për këtë ekip.

SHKARKO APP