Euro mund të bjerë më tej – Ekspertët: Tregu ka krijuar pritshmëri

Me shumë gjasa, euro do të zhvlerësohet më tej në kursin e këmbimit valutor. Eksperti i tregjeve financiare, Elvin Meka, thotë se balancat e kërkesës dhe ofertës në tregun valutor, ashtu si edhe pritshmëritë e agjentëve, shkojnë në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të lekut. Megjithatë, një faktor përcaktues do të jetë edhe qëndrimi që do të mbajë Banka e Shqipërisë.

“Nëse nuk do të kemi ndryshim qasje, një ofertë më të zgjeruar monetare në lek ose ndërhyrje jo të shpeshta, përmasa më të mëdha nga Banka e Shqipërisë, nisur nga pritshmëritë që ka nga aktorët e tregut që thamë në rastin e Eurobondit, por dhe duke u nisur nga fakti që numri i operatorëve në tregun valutor i cili ndikon në fiksimin e kursit të këmbimit, mbetet relativisht i kufizuar, pritshmëritë do të jenë për një kurs më të zhvlerësuar të euros, ose të themi për një mbiçmim të mëtejshëm të lekut në treg”tha Meka.

Zoti Meka është i mendimit se zgjatja e sezonit turistik ka sjellë rritje të flukseve valutore dhe ofertë të lartë të euros në treg. Por, nga ana tjetër, ai mendon se edhe oferta e lekut në treg duket të jetë e shtrënguar, pavarësisht politikës monetare lehtësuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vihet re një zgjatje e pazakontë e sezonit turistik, gjë që në një farë mënyrë krijon një lloj goditje, pra të zgjatur në kohë sa i përket ofertës së shtuar të monedhës së huaj, kryesisht në euro. Në kushtet kur end nuk kemi të formësuar një plan të detajuar për sa i përket ‘sterilizimit’ po themi të monedhës huaj në treg, do të jemi dëshmitarë të këtyre lloj goditjeve që herë pas here merr le të themi kursi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Euro u këmbye të mërkurën me 124.79 lekë, në nivelin më të ulët që nga fillimi i muajit qershor. Ishte në atë moment kur Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhynte në tregun valutor, me qëllim frenimin e një mbiçmimi të mëtejshëm të lekut. Zyrtarisht, program i nisur qysh atëherë ende nuk ka përfunduar. Megjithatë, zhvlerësimi i euros në javët e fundit mund të jetë një sinjal se banka qendrore e ka kufizuar blerjen e valutës dhe ndikimin e saj në kursin e këmbimit.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?