Euro ndal rënien, BSH shpjegon arsyet e rekordit të zi të dekadës

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye këtë të enjte me 126.89 lekë, me një rritje të papërfillshme nga e mërkura, kur shënoi nivelin më të ulët të dekadës së fundit.

Rënie me 0.11 pikë në krahasim me një ditë më parë shënoi edhe dollari amerikan, duke u këmbyer këtë të enjte me 106.85 lekë.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Banka e Shqipërisë vlerëson se një nga faktorët e zhvlerësimit të euros ndaj lekut mund të jenë të ardhurat në rritje për sektorin e turizmit. Gjatë prezantimit të raportit të Politikës Monetare për tremujorin e parë të vitit, ekspertë të Bankës Qendrore thanë se një pjesë e mirë e hoteleve kanë marrë prenotime për të gjithë sezonin veror, çka mund të ketë sjellë të ardhura të konsiderueshme që para nisjes së sezonit turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra, në thelb, efektet e sezonit veror këtë vit mund të kenë nisur disi më herët dhe mund të jenë më të shtrira në kohë. Banka e Shqipërisë ka identifikuar afrimin e sezonit veror si një faktorët që po sjellin ofertë të lartë të euros në tregun valutor, por pa përjashtuar ndikimin e sektorëve të tjerë. Sipas Bankës, në javët e fundit ka pasur një fluks të lartë këmbimesh të euros, çka tregon se shumë agjentë ekonomikë kanë vendosur të konvertojnë euron në monedhë vendase.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?