Euro “prek fundin”, tjetër minimum historik

Euro ka pësuar një tjetër goditje këtë të Hënë.

Sipas Kursit Zyrtar të Këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një Euro këmbehet me 99.08 lekë, minimumi më i ulët i shënuar ndonjëherë që prej krijimit të kësaj monedhe. Sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, ky është një rend i ri, dhe do të vijojë për një periudhë afatmesme.

Selami Xhepa, ekspert ekonomie: “Kemi gati 3 vite që kursi i këmbimit të monedhës kombëtare ka krijuar një histori të ekuilibrit. Leku do jetë një monedhë e fortë dhe mbase do vazhdojë të mbetet të paktën në periudhën afatmesme”

Nga dobësimi i Euros, përfituesi më i madh sipas ekspertit Xhepa është qeveria, pasi ka ulur borxhin publik, ndërsa problem ka sjellë në disa sektorë.

Xhepa: “I gjithë sektori i eksporteve dhe mallrave apo i shërbimeve është goditur seriozisht. Nga ana ime, ajo që nuk është akoma e dukshme, por do të lexohet në të ardhmen është se industritë kombëtare që konkurrojnë importet kanë pasur presione negative. Kjo do të thotë se edhe ekzistenca e këtyre bizneseve mund të vihet në dyshim”.

Rënia e ndjeshme e Euros ka prekur edhe kursimet e shqiptarëve.

Xhepa: “Më shumë se gjysma e depozitave në sistemin bankar janë në euro, çka do të thotë se kursimtarët janë goditur fort negativisht”

Në tregun e lirë valutor, Euro blihet me 98.8 lekë dhe dhe shitet me 99.5 lekë.

SHKARKO APP