Euro sërish në pragun e 100 lekëve

Monedha europiane ka nisur të forcojë pozitat e saj në raport me lekun ndonëse në ritme të ngadalta. Sipas përditësimit të Bankës së Shqipërisë, këtë të enjte një euro këmbehet me 100.39 lekë, duke rifituar 0.1 pikë në raport me një ditë më parë. Reflektimi i këtyre pozitave është vënë re edhe në tregun e lirë ku ndryshe nga 1 javë më parë monedha euro po blihet nga pikat e këmbimit valutor me 100 lekë dhe po shitet me 100.7 lekë. Pozitat i ka forcuar edhe dollari amerikan i cili këmbehet me 92.4 lekë, ndërkohë që paundi britanik ka pësuar rënie teksa këmbehet me 119.1 lekë.

SHKARKO APP