Euro vijon rënien edhe në fundjavë, ja si këmbehet në raport me lekun

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë vazhdon të blejë Euro me qëllim stabilizimin e saj dhe për të rritur rezervën valutore, monedha europiane nuk e ka ndalur zhvlerësimin.

Këtë fundjavë, Euro regjistroi vlerën më të ulët përballë Lekut dhe sipas kursit zyrtar të këmbimit, 1 Euro këmbehet me 97.8 Lekë në blerje dhe me 98.4 Lekë në shitje. Krahasuar me Nëntorin e vitit të kaluar monedha evropiane është zhvlerësuar me 6.5%.

Për shkak të zhvlerësimit të Euros, Banka e Shqipërisë ka blerë 137.6 milionë Euro në 6-mujorin e parë të këtij viti për të stabilizuar tregun. Gjithashtu deri në fund të 2024, Banka Qëndrore do të tërheqë nga tregu 330 milionë Euro për të ndalur më tej zhvlerësimin e saj.

 

SHKARKO APP