Euro zeroi fitimin e fasonëve

Sipas shifrave të fundit të INSTAT, eksporti i tekstileve dhe këpucëve u rrit me bazë vjetore me 2,9 pikë përqindje në nëntor, por biznesi fason thotë se zhvlerësimi i euros i ka zeruar fitimet e tyre.

Sajmir Bidaj i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve, shprehet: “Pasojat e zhvlerismit të euros me rreth 9% brenda vitit 2018 kanë çuar në zhvlerësimin e faturimeve bruto të sektorit me 9%. Ne tani jemi në kushtet që jemi duke punuar pa fitim”.

Përveç zhvlerësimit të euros, sektori i fasonerisë së veshjeve dhe këpucëve gjendet në vështirësi për shkak mosrimbursimit në kohë të TVSH-së. Drejtuesit e Dhomës Kombëtare thonë se që kjo gjendje i ka asfiksuar financat e tyre: “Që nga muajt e parë të këtij viti që është bllokuar rimbursimi i TVSH-së. Kjo ka bllokuar fondet tona dhe sidomos marrëdhëniet tona me kontraktorët janë totalisht të bllokuara, nuk arrijmë dot të operojmë më, të gjithë likuditetet kanë përfunduar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për të lehtësuar vazhdimin e aktivitetit të tyre: “Masa që mund të bëjë uljen e tatimeve ose rritjen e pagës minimale të tatueshme edhe subvencione të ndryshme, ulja në drejtim të energjisë elektrike, karburanteve etj. Pra, masat mund t’i diskutojë qeveria se ku e shikon të mundshme për të ndërhyrë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fasonët thonë se kanë mbi 40 mijë të punësuar dhe vazhdimi i kësaj situate do të sjellë shkurtimin e vendeve të punës dhe mbylljen e bizneseve: “Nuk mbetet një perspektivë, shkurtime të vendeve të punës dhe mbyllja e këtyre kompanive nuk mbetet në këto kushte një perspektivë është një emergjencë dhe një situatë që pritet të ndodhë shumë shpejt”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?