Eurobondi, Ahmetaj: Të huajt pranuan të investojnë

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, nga salla e kuvendit ku mungon opozita, ka folur për rritjen e ekonomisë fale reformave të ndërmarra nga qeveria. Ai e quan blerjen e eurobondit shqiptar në tregjet ndërkombëtare, gjë pozitive që tregoi se investitorët e huaj kanë tashmë besim në ekonominë shqiptare. ”Eurobondi ishte test i ekonomisë shqiptare. Tregjet ndërkombëtare pranuan të investojnë”,-u shpreh ministri.

Pjesë nga deklarata në kuvend

Investimet private kanë ardhur vetëm në rritje, vetëm në 6 muajt e parë kemi 26% rritje të investimeve të huaja. Investimet e huaja kanë kontribuar në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ka ndryshuar tregu i punës. Është ky grup, është ky kryeministër, është kjo ministri që e nisi. Gropën e kemi lënë në distancë mbrapa. Shqipëria nuk është më afër gropës pavarësisht probelemeve që kemi. Ajo që ndodhi në tregjet ndërkombëtare pak ditë më parë, çfarë bënë ato? E futën në skaner dhe pranuan të investojnë në sigurinë e Shqipërisë për një periudhë 7-vjeçare. E dini sa larg ishim nga rajoni? Eurobondi ishte test i ekonomisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tregjet ndërkombëtare pranuan të investojnë. Financuan me 3.5% kuponin tonë. E bënë për 7 vite, që do të thotë se investitorët ulen në tavolinë me qetësi duke ditur që kjo ekonomi i ka të qarta reformat. 120 investitorë ishin ata që donin të merrnin eurobondin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Inverstitorë nga emrat më të mëdhenj. Nuk është puna kush e bleu bonon tonë, puna është sa besim kanë. Ekonomia e Shqipërisë ka për të kaluar akoma teste. Të gjitha vendet e Europës po kalojnë probleme. Nuk po mburremi, por po themi që e nisëm nga 0 dhe ja ku arritëm. Për shkak të reformave. Jemi 1 muaj para buxhetit dhe janë në tryezë paketa që nuk e kishim menduar kurrë.

Paketa e rritjes së pagave, paketa e solidaritetit për pensionistët, paketa e bonusit të bebeve, librat falas, 600 mijë të pasiguruar që përfitojnë rimbursim e shumë e shumë paketa sociale të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?