“Eurobondi”, Ahmetaj: Tregjet skanuan ekonominë, treguan se kanë besim

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaron se blerja e eurobondit 500 milionë euro është një sukses për ekonominë shqiptare, duke theksuar se tashmë Shqipëria konsiderohet e besueshme në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Ahmetaj kujtoi se në çfarë pozitash ishte ekonomia shqiptare dhe sa investitorë falë besimit në ekonominë shqiptare u përfshinë për blerjen e eurobondit. “Tregjet financiare e futën në skaner ekonominë e vendit dhe pranuan të investojnë te siguria e Shqipërisë me një kupon 7-vjeçar afatgjatë me nivel 3.5 %. A e dini sa larg kemi qenë nga rajoni? Ndërkohë që në rajon, Maqedonia e ka borxhin 45%, Mali i Zi 55%, ne e kemi 67.5% në rënie.

Ndërkohë, para disa vjetësh jo vetëm që nuk na trajnonin njëlloj, por na shikonin edhe me dyshim për pesëvjeçarin. Në 2010-ën, ky vend nuk quhej normal. Sot tregjet financiare e financuan me 3.5 % kuponin tonë për 7 vite. E dini çfarë domethënë për 7 vite, ju numëroj dhe investitorët. Ata investitorë ulen në tryezat e tyre dhe me ftohtësi gjykojnë se kjo ekonomi e ka të qartë rrugën përpara, i ka të qarta reformat sepse reformat ishin ato që e bënë të mundur që vendi të bëhej i sigurt për t’u investuar. A e dini bazën e investitorëve? Ishin afërsisht 123 investitorë që morën pjesë në blerjen e eurobondit shqiptar”, sqaroi Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Financave theksoi se për shkak të besimit në ekonominë shqiptare, në blerjen e eurobondit shqiptar u përfshinë edhe Fondi i Pensioneve të Finlandës apo edhe Shoqëria e Hekurudhave në Francë. “Ishin emrat më të mëdhenj të financave ndërkombëtare. Për herë të parë, në blerjen e eurobondit shqiptar kanë marrë pjesë edhe fonde pensionesh nga Finlanda, fondi i pensioneve të shoqërisë së hekurudhave të Francës. E kuptoni çfarë ka ndodhur?

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është puna kush e bleu bonon tonë, puna është sa besim kanë. Nuk është puna çfarë bëmë ne me menaxhimin e borxhit se e kemi detyrë ta bëjmë. Puna është se vendi referohet si vend normal dhe merret si referencë dhe ky është thelbi”, tha ministri i Financave. Ahmetaj foli për teste të tjera që ekonomia shqiptare do të kalojë në vazhdim, por ai u tregua i bindur se vendi ka imunitet përballë problematikave që mund të shkaktonin ndonjë krizë. “Ekonomia e Shqipërisë ka për të kaluar akoma teste. Sot tregjet ndërkombëtare e financuan për 7 vite kuponin tonë. Blerja e eurobondit tregon që tregjet kanë besim në ekonominë tonë, shkruan Panorama.

Jo vetëm që kemi qenë imunitarë ndaj të gjithë problematikave që mund të shkaktonin një krizë apo ngadalësim, jo vetëm që e përballuam, por rritemi me 4.5%. Po mburremi? Por, po themi që e nisëm nga 1%, 0% dhe shkuam 4.5%. Sfida ka pafund, por ajo që dua të theksoj është se po vijnë këtu 1 muaj përpara buxhetit paketa që nuk ishin menduar kurrë këtu, si bonusi i bebeve për të ndihmuar rritjen demografike të Shqipërisë, rritja e pagave për infermierë, mjekë, arsimin, ushtarakë, paketa e solidaritetit për pensionistët, që bënë të mundur që pensioni të rritet çdo vit me 5%. “, tha Ahmetaj/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?