Eurodeputetët diskutojnë sot negociatat e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Eurodeputetët dhe Johannes Hahn do debatojnë sot në Parlamentin Europian për negociatat e pranimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Diskutimet vijnë pas vendimit të javës së kaluar për mos çeljen e negociatave për dy vendet.
Europarlamentarët do të votojnë të enjten (24 tetor) një rezolutë për çështjen e negociatave.
Në rezolutën, që pritet të votohet këtë të enjte, thuhet se Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për këto dy vende dhe se bllokimi i këtij procesinga Franca, Holanda dhe Danimarka, do të sjellë destabilitet në të gjithë rajonin.
Vetë PE është shprehur se Tirana dhe Shkupi duhet t’i fillojnë negociatat me BE, pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet. Debati në Parlamentin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të nisë pas orës 15:00.