Eurodeputeti Fredi Beleri ëndërron sërish politikën në Shqipëri

Fitoi zgjedhjet për kryetar të Himarës, dhe pa u liruar ende nga burgu u bë eurodeputet i Greqisë në parlamentin Europian. Kjo është historia e pabesueshme e Fredi Belerit, i cili prej më shumë se 6muaj po përjeton një eksperiencë që ndoshta edhe vetë nuk e kishte menduar më parë.

Sot ai tregon për A2 eksperiencën në Parlamentin Europian, tempullin e demokracisë siç e quan Beleri që merr vendime për të paktën 450 milionë shtetas të Europës.

Këto 6 muaj si eurodeputet kanë ndryshuar edhe deklaratat e Belerit kur e pyet për Shqipërinë. Pasi tani nuk flet më si Fredi Beleri, por si eurodeputet. Mesa duket kjo eksperiencë nuk ja ka çfokusuar qëllimet e së ardhmes, të cilat ai i shikon si politikan në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se ka çështje për të zgjidhur me gjykatat shqiptare dhe atë të Strasburgut. Kryetarin aktual të Bashkisë së Himarës edhe pse shprehet se ka marrëdhënie të mira e shikon thjesht si një tjetër socialist, ndërsa ka një mesazh edhe për himariotët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?