Eurodeputeti Fredi Beleri, padit në Gjykatën e Tiranës ish-Drejtorin e Arkivave

Eurodeputeti Fredi Beleri është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Tiranës, ku ka kallëzuar për “shpifje” ish-drejtorin e Arkivave, Ardit Bido.

Seanca aktualisht ndodhet në fazën përgatitore, ndërsa avokati i Belerit deklaroi se eurodeputeti vendosi të marrë pjesë personalisht, duke qenë se ndodhej në Tiranë.

Në seancën e pajtimit, Beleri nuk e tërhoqi denoncimin e tij dhe i është hapur rruga gjykimit të çështjes. Nga ana tjetër, Ardit Bido ka pranuar mundësinë e pajtimit, por ka refuzuar të tërhiqet nga deklaratat e tij publike, të cilat Beleri i konsideron si shpifje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në padinë e tij, Beleri ka pretenduar se Bido ka shpifur duke përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë dhe duke e lidhur atë me grupime ultra-nacionaliste greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?