Eurodeputeti grek takon Fredi Belerin në qeli: Burgimi i tij është i padrejtë

Placeholder Image

Eurodeputeti grek Manolis Kefalogiannis, mësohet se ka vizituar Fredi Belerin, i cili ndodhet pas hekurave. Ai thotë se vendimi për mbajtjen e kryebashkiakut në burg është i padrejtë dhe është në kundërshtim të plotë me vendimin e qytetarëve që e zgjodhën në postin e kryetarit të qytetit të tyre.

Mësohet se ky i fundit ka zhvilluar një takim edhe me djalin e Belerit. Kefalogiannis ka informuar edhe kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metsola si dhe realtoren e Reportit për rrugën integruese të Shqipërisë në BE, Isabella Santos. “I kërkoi që të marrë iniciativën për t’i dhënë fund trajtimit të padrejtë dhe diskriminues ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës në Tiranë Kefalogiannis u takua edhe me zyrtarë të qeverisë si dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ku në fokus ka qenë çështja e Fredi Belerit.

SHKARKO APP