Euroja ka nisur rimëkëmbjen, ja me sa këmbehet sot monedha europiane

Dita e djeshme ka shënuar një ndryshim në kursin e këmbimit, ku monedha evropiane ka nisur ngritjen.

Sipas bankës së Shqipërisë, një euro u shkëmbye me 104.87 lekë në datën 27 korrik me një rritje rreth 2.7 për qind.

Operatorë të tjerë privatë në treg, ditën e sotme e kuotojnë euron me 104 lekë në blerje dhe 106 lekë në shitje, duke konfirmuar kështu tendencën në rritje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Monedha evropiane pati luhatje të mëdha në treg gjatë këtij viti ku duke nisur nga muaji mars shënoi rënie duke kulmuar një javë më parë kur 1 euro u këmbye me 100 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?