Euronews albania/Lesi: Veliaj i “bluan” kandidatët politikë të opozitës që janë në Tiranë

Gazetari dhe botues i KOHA JONE, Nikoll Lesi theksoi se Erion Veliaj nuk mund të mposhtet nga kandidatët politikë që mund të nxjerr opozita.

Në një intervistë sot për Euronews Albania, Lesi theksoi kryebashkiaku i Tiranës mund të përballohet vetëm nga një kandidat i shoqërisë civile.

“Berisha tha se kemi fituar me kandidat politikë, pra dha mesazhin se Ilir Alimehmeti nuk do të jetë kandidat në Tiranë. Çdo kandidat politik që vendoset nga opozita përballë Erion Veliajt, ky i fundit e bluan, e grin, komplet”- theksoi Lesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij kandidatët politikë që janë në Tiranë, Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Fatbardh Kadilli, Erion Veliaj i mund pa asnjë problem.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Që të tre kandidatët politikë që janë në Tiranë, Erion Veliaj i bluan. Edhe sikur Berisha me Metën të dalin bashkë në Tiranë, makineria gjigante e Erion Veliajt, e PS e Edi Ramës i gëlltit”- tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?