“Euronews” ka dyshime për rastin e Kumanovës

 

Në një reportazh të "Euronews" hidhen dyshime se në ngjarje mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase.

Rrjeti informativ evropian “Euronews” i është rikthyer ngjarjeve dramatike në Kumanovë, ku mbetën të vdekur 22 persona, 14 shqiptar dhe 8 policë maqedonas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëpërmjet një kronike të realizuar nga vendi i ngjarjes së 9 majit, “Euronews” hedh dyshime për shkaqet e saj. Në këtë reportazh hidhen dyshime se në ngjarje mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase, të cilët mund të kenë negociuar dhe organizuar këtë ngjarje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka gjithnjë e më shumë dëshmi se shërbimet sekrete maqedonase, apo elementë të këtyre shërbimeve ishin përfshirë në negocim, madje edhe në organizimin e gjithë asaj çka ndodhi”.

“Dhuna ndëretnike ka mbërthyer sërish Ballkanin pas përplasjes së fundit mes policisë dhe militantëve shqiptar në veri të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Të paktën 10 burra, disa prej tyre veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vranë kur policia filloi bastisjen e qytetit të Kumanovës, të afërsi të kufirit me Kosovën. Tetë policë vdiqën gjithashtu në operacionin e 9 majit”, thuhet në reportazh.

Duke cituar shifrat zyrtare të qeverisë maqedonase, “Euronews” i incidenti u shit si shkak i tensioneve ndëretnike midis shqiptarëve pakicë (edhe pse janë mbi 30%) dhe maqedonasve që përbëjnë shumicën.

“Tensionet ndëretnike midis pakicës shqiptare dhe komuniteteve shumicë jo shqiptare i cituan si shkak. Shqiptarët vendas janë ankuar gjatë se trajtohen si qytetarët të dorës së dytë nga shtetit. Por, shumë maqedonas besojnë se shkaku i vërtetë i incidentit më të rëndë në 14 vitet e fundit në rajon kanë të bëjnë më shumë me intrigat politike sesa me grindjet ndëretnike. Ata besojnë se qeveria e tyre, me skandalet e fundit, ka pasur dorë në provokimin e ngjarjes". (INA)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?