Euronews: Shqipërisë i zbehet ëndërra për të hyrë në BE
Qeveria thotë se çdo ditë e më shumë jepi pranë pranimit të çeljes së marrëveshjes për anëtarësimit në Bashkimin Europian por mediet e huaja shkruajnë krejt të kundërtën.
”Ëndrrat për të hyrë në Bashkimin Evropian, mund të zbehen për Shqipërinë pasi vende si Franca dhe Holanda janë të ftohta kur bie fjala tek zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht thirrjes së Komisionit Europian për të nisur procesin e pranimit”,- kështu ka shkruar rrjeti televiziv Euronews në një artikull me titull: A mundet që vonesat në zgjerimin e Ballkanit të minojnë BE-në?
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehu zhgënjimin për situatën, duke i thënë Euronews javën e kaluar se: “Ne duhet të përballemi me faktin se vendimmarrja e Këshillit nuk bazohet tek ajo që bëjmë ne si vende por tek situatat dhe dinamikat e brendshme politike në vendet e ndryshme anëtare”.
“Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut, kanë probleme me sundimin e ligjit, që kanë ngadalësuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit”, shkruan Euronews.