Europa epiqendra e re e koronavirusit, OBSH: Vdekjet ditore më shumë se në Kinë
Europa epiqendra e re koronavirusit, me më shumë raste ditore se Kina. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kreu i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus ankohej për kalimin e kufirit tragjik të 5000 vdekjeve nëkontinent nga Covid-19. ”Europa ka tashmë më shumë raste infektimi se e gjithë bota bashkë, përveç Kinës”.
Ai shtoi se tashmë në Europë po raportohen më shumë raste të reja në ditë se në Kinë në lumin e epidemisë. Tedros nuki shoqëroi komentet me statistika por prej të hënës shifra e të infektuarve në Evropë është rritur me rreth 16,000 pra me një mesatare prej 4,000 në ditë. Në kulmin e krizës infektive në Kinë në fillim të shkurtit autoritetet raportonin rreth 3000 raste të reja në ditë. Ndërkohë spitale emergjence po ngrihen në shtete të ndryshme të Europës, teksa paniku përhapet.
Mjekët po punojnë në tenda nga Italia dhe Polonia ndërsa të sëmurët po trajtohen në krevate të përkohshme. Numri i të vdekurve në Europë arrin në 1,200 me shumicën derrmuese ne Itali. Franca ka nisur zgjerimin e kapaciteteve të spitaleve dhe pritet të ndalojë udhëtimet. Spanja e Bullgaria kanë shpallur emergjencën kombëtare. Katër qyteza pranë Barcelonës janë vendosur në karantinë pasi numri i të vdekurve ka arritur në 120.