Europa nën valën vdekjeprurëse të të nxehtit

I nxehti ekstrem po intesifikohet në të gjithë Europën. Spanja po përballet me temperaturat më të larta të cilat arritën në 44 gradë Celsius në provinca si Cordoba, Jaen dhe Granada.

Dy persona kanë humbur jetën deri më tani për shkak të temperaturave të larta në Spanjë.

Edhe në Itali temperaturat po thyejnë një rekord gjatë kësaj jave. Në disa rajone temperaturat pritet të arrijnë në 48 gradë Celsius, kryesisht në ishujt e Siçilisë dhe Sardenjës ku i nxehti mund të arrijë kulmin. Kjo është vala e parë e madhe e të nxehtit që prek Italinë këtë vit.

Temperaturat e larta priten të prekin edhe Greqinë, ku Observatori Kombëtar i Athinës parashikon se ato do të arrijnë një mesatare prej 42 dhe 43 gradë. Vala e të nxehtit, e para këtë verë, është planifikuar të arrijë kulmin të premten, megjithëse sinoptikanët parashikuan se moti ekstrem mund të shkaktojë zjarre.

Një studim i fundit nga instituti europian i shëndetësisë tregon se 61,600 njerëz humbën jetën për shkak të nxehtësisë në vitin 2022, ku vendet më të prekura ishin Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

SHKARKO APP