Europa po rihapet për turistët, shqiptarët ende nuk lejohen

Italia hoqi karantinën e detyruar për vizitorët nga Bashkimi Europian, vendet e zonës Shengen, Britania dhe Izraeli, të cilët kanë test negativ të koronavirusit. Turistë nga Gjermania, Franca, Austria dhe Zvicra, ishin mes vizitorëve që po rikthehen gradualisht në qytetin lagunë të Venecias.

Edhe në Gjermani, një sërë shtetesh, përfshirë Berlinin planfikojnë lehtësim të masave gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa infektimet vijojnë të ulen. Hapi i parë ishte rihapja e bareve dhe restoranteve, dhe lejimi i kamperave me turistë.

Kopshtet dhe çerdhet u rihapën të hënën në Greqi, pak ditë pasi vendi rihapi dyert për turistët e huaj.

Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende nga Ballkani që kanë bllokadë për udhëtime në Greqi.

SHKARKO APP