Europa, vendi i parë në botë për vdekjet nga Covid-19
Aktualitet Bota E Enjte, 17 Dhjetor 2020 19:13
Prej më shumë se një viti, Covid-19 tashmë është në çdo shtet. Europa është bërë sot vendi i parë në botë që regjistroi më shumë se gjysmë milioni vdekje nga Covid-19.
Në 52 vendet dhe territoret e rajonit evropian ka të paktën 500,069 vdekje dhe mbi 23 milionë të infektuar.
477.404 viktima janë regjistruar në Amerikën Latine dhe Karaibe, 321.287 në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, 208.149 në Azi, 85.895 në Lindjen e Mesme dhe 57.423 në Afrikë.