Europol aksion në 26 shtete. Në Shqipëri 28 të arrestuar me a*më e drogë

Një operacion i përbashkët kundër trafikut të armëve, trafikut të drogës, emigrantëve dhe trafikut të qenieve njerëzore, u ndërmor në 26 vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Në vendin tonë në pranga ranë 28 persona, u sekuestruan armë zjarri, 81 kg kanabis dhe doza kokaine gjatë operacionit ku u përfshinë 315 punonjës të Policisë së Shtetit.

Nga 566 persona të arrestuar në BE, 28 prej tyre janë kapur në vendin tonë. Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Europolit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese europiane. Nga të dhënat, policia shqiptare kontrolloi 2648 subjekte, 1525 persona, 987 mjete, 40 pako postare dhe 92 ambiente të tjera.

Operacioni u ndërmor në 26 vende në të gjithë Evropën midis 13 dhe 18 nëntorit dhe përfshiu edhe kontrollet e intensifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 22 mijë oficerë u angazhuan në operacion, ndërsa në total janë arrestuar 566 persona, 218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës si dhe 69 për trafikimin e armëve. Janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë, 626 kg kokainë, gati 300 kg kanabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?