Eurosig e UBA Bank dhurojnë 10 mijë dollarë për familjen e Salës/ Morina: 32-vjeçari hero i ditëve të sotme
Kompania e sigurimeve Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhuron një shumë prej 10 mijë dollarësh, si solidarizim për familjen e ”Dëshmorit të Atdheut”, Arjan Sala, i cili sakrifikoi jetën si pasojë e zjarrit të rënë në magazinën e qendrës tregtare Caza Italia, për të shpëtuar kolegët e tij. Duke ndarë dhimbjen me familjarët e të ndjerit, presidenti i grupit Eurosig-Insig dhe UBA BANK, Kadri Morina tha se akti i shefit të security ishte heroik, sublim dhe një shembull për të gjithë.
”Akti i shefit të Security në zjarrin e rënë tek Casa Italia ishte një akt heroik, sublim dhe i pashembullt, mund të themi në dekada. Arjan Sala ishte ai që shpëtoi 22 jetë njerëzish duke sakrifikuar jetën e tij dhe nuk hyri mes flakëve për familjarët e tij, por ai hyri për kolegët e punës, duke i shpëtuar ata. Jo vetëm kaq, por ai shpëtoi 22 jetë njerëzisht duke mbrojtur edhe 22 familje pas tyre, të cilët përpos fatkeqësive dhe ngushëllimeve që mund të kishin, mund do të përballeshin më pas edhe me pasoja ekonomike. Kështu që, në vetvete ky njeri u kthye në një policë sigurimi jete për 22 punonjësit e tij, ndaj edhe Grupi Eurosig-Insig e UBA Bank i akordojnë familjarëve të Arjan Salës shumën prej 10,000 dollarësh në ndihmë të djalit dhe familjes së tij”,-tha President i Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Kadri Morina.
Nga ana tjetër, Presidenti i bëri thirrje edhe qeverisë që sapo të jetë e mundur që të miratohet ligji i sigurimeve të detyrueshëme për jetën dhe pronën ndaj fatkeqësive natyrore, siç janë tërmetet, përmbytjet dhe zjarri, ku vetëm 3 muajt e fundit kemi patur mbi 20 raste, disa dhe me viktima.
Fjala e plotë
“Akti i shefit të security në zjarrin e rënë tek Casa Italia ishte një akt heroik, sublim dhe i pashembullt, mund të themi në dekada. Arjan Sala ishte ai që shpëtoi 22 jetë njerëzish duke sakrifikuar jetën e tij dhe nuk hyri mes flakëve për familjarët e tij, por ai hyri për kolegët e punës, duke i shpëtuar ata. Jo vetëm kaq, por ai shpëtoi 22 jetë njerëzisht duke mbrojtur edhe 22 familje pas tyre, të cilët përpos fatkeqësive dhe ngushëllimeve që mund të kishin, mund do të përballeshin më pas edhe me pasoja ekonomike. Kështu që, në vetvete ky njeri u kthye në një policë sigurimi jete për 22 punonjësit e tij, ndaj edhe Grupi Eurosig-Insig e UBA Bank i akordojnë familjarëve të Arjan Salës shumën prej 10,000 dollarësh në ndihmë të djalit dhe familjes së tij.
Ndaj unë i bëj thirrje qeverisë së sotme edhe të nesërmes: Tashmë është domosdoshmëri që sa më shpejt të jetë e mundur Parlamenti i ri duhet të miratojë ligjin e detyrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore, siç janë zjarri, përmbytjet dhe tërmetet, ku vetëm 3 muajt e fundit kemi patur mbi 20 raste zjarri në Shqipëri dhe mbi 5 viktima. Nëse do të kalkulojmë kostot e dëmeve të këtyre banesave dhe bizneseve, ato kalojnë shifrën e 1 milion eurove.
Ndërsa për shtresat në pamundësi ekonomike, unë propozoj që sigurimi i detyrueshëm i pronës të subvencionohet nga shteti. Nëse do të ishin të siguruara, të gjitha kostot e dëmeve do të paguheshin menjëherë nga kompania e sigurimeve. Gjithashtu duhet të sigurohen edhe jetët e punonjësve të Security dhe të gjitha punonjësit e Policisë së Shtetit, pasi ata janë gjithnjë të rrezikuar në përballje me kriminelë dhe të paktën familjet e tyre do të marrin një dëmshpërblim ekonomik.
Është për t’u përgëzuar aprovimi i ligjit të TPL-së dhe nisma për ndryshimin e Kodit Rrugor që pritet të aprovohet së shpejti. Gjithashtu kohët e fundit është vënë re një shtim i dukshëm i aksidenteve rrugore. Besoj që kjo vjen edhe si pasojë e amortizimit të rrugëve, por nuk është vetem kaq sepse ka papërgjegjshmëri edhe nga drejtuesit e automjeteve. Lidhur me këtë, ligji i sigurimeve motorike që kaloi Parlamenti shqiptar është një vlerë e shtuar, ku u rrit limiti i përgjegjësisë pothuajse mbi 60 % i dëmshpërblimeve për secilën figure dëmi, siç janë ai biologjik, moral apo ekzistencial.
Gjithashtu ligji qartësoi mënyrën e përllogaritjes sipas direktivave të Bashkimit Europian, duke shmangur sa më shumë abuzimet që bëjnë avokatët apo gjyqtarët e pandershëm. Mirëpresim Parlamentin shqiptar edhe për miratimin e Kodit Rrugor. Gjithashtu do të jetë një parandalesë që u shërben drejtuesve të automjeteve për eliminimin e aksidenteve.