Eurot në “Toyota”, Klevi Lika kërkon lirinë: Do vazhdoj shkollën

Një nga të arrestuarit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në dy mjete “Toyota” në portin e Durrësit pak kohë më parë kërkon lirinë.

Klevi Lika ka kërkuar lirinë nga trupi gjykues me arsyetimin se dëshiron të vazhdojë shkollën, pasi pritet të nisë vitin e dytë të gjimnazit. Kërkesa për ndryshimin e masës është bërë nga avokati Saimir Visha, ndërsa Gjykata pritet të japë vendimin të martën e ardhshme.

Klevi Lika shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me ngjarjen Policia arrestoi në flagrancë shtetasit; Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?