Eva Dumani ende në kampin e ferrit, rri me gruan e një luftëtari të vrarë: Në një çantë blu ka amanetet
Eva Dumani ndodhet në kampin Al-Hawl në Siri mban emrin Sara, ndërsa i vëllai, Endri sot ka dalë nga ky kamp. Ajo nuk do të rikthehet në Shqipëri. ”Unë kam vendosur. Nuk do të rikthehem më. Talhen (Endri Dumani) e çova, po erdhi, merre ti. Ka një çantë blu, ka amanetet. Merre ti çantën me çdo gjë. Ja kam lënë amanet çantën blu”,- ka thënë e mitura.
Sipas ”A2cnn”, Eva Dumani shoqërohet me 4 gra të tjera, njëra prej të cilave është Emanuela Daci, gruaja e luftëtarit të vrarë Almir Daci nga Leshnica e Pogradecit. Emanuela Daci bën pjesë tek ata persona që nuk do të kthehet. Bashkë me të është Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Eva Dumani. 33-vjeçarja në komunikimet me të afërm është e vetëdijshme për situatën.
”Sa për Evën dhe Endrin, nuk di gjë. Një ditë erdhi tek unë dhe tha që Endri kishte ikur në Shqipëri. Ajo, atë ditë, deri në aksham qëndroi tek unë. Një djalë na tha, ”kush na sjell Sarën do t’i japim 200 dollarë” dhe Sara iku. Kam dy ditë që nuk e di ku është. Jam në merak pasi kemi dëgjuar se të gjitha motrat që i kanë marrë ushtarët i kanë vrarë. Sara nuk ka shkuar te ato. Ne dëgjuam se ato duan veç Sarën”,- ka thënë Emanuela Daci.
Veç kësaj, ajo ndikon te gratë e tjera duke u thënë të pavërteta, madje duke i fshehur ato në një kohë që operacioni i antiterrorit shqiptar po bëhej në Al-Hawl. ”Me lejen e Allahut, s’kanë me na gjet. Ma bëj hallall se s’kam kohë të bisedojë se jemi në udhëtim, por jo për në Shqipëri, atje ku ishim. Të lutem mos më shqetëso, se për ndryshe, ta bëj bllok numrin. Nuk dua se më dhimbset nëna. Sado kurthe të bëni, Allahu ua prish kurthet tuaja edhe të shejtanëve”,-ka thënë më tej Daci.