Eva Dumani është gjetur në kampin Al-Hawl, gazetari tregon se…

I vëllai arriti që të dilte nga kampi Al-Hawl dhe të kthehet në shtëpi, pas 7 viteve qëndrim në Siri, por Eva Dumani refuzoi në momentin e fundit dhe ju fsheh autoriteve. Gazetari Taulant Kopliku, duke i’u referuar informacionit të një kolegut të tij gazetar në Siri me të cilin është në kontakt që nga riatdhesimi i Alvin Berishës, thotë se Eva pritet të riatdhesohet së bashku me tre gra dhe fëmijët e tyre që janë në pritje në kampin Rozh.

”Kam komunikuar ditën e djeshme me një kolegun tonë gazetar sirian me të cilin kemi pasur kontakte të vazhdueshme që nga vizita jonë në Siri nga shërbimi që kemi bërë atje për Alvin Berishën. Më ka saktësuar që Eva Dumani është gjetur nga autoritetet e kampit Al-Hawl dhe ndodhet në kamp, nuk është transportuar në kampin Rozh. Në kampin Rozh janë katër gra në pritje së bashku me fëmijët e tyre të cilat janë transportuar prej disa kohësh atje. Kanë qenë së bashku me Floresha Rashën, ato janë lënë atje ndoshta dhe për verifikim dokumentash dhe për të saktësuar dhe ndonjë situatë problematike që mund të kenë pasur në të kaluarën e tyre”,-tha ai.

I pyetur rreth arsyeve që Eva u nda nga i vëllai, duke refuzuar në momentin e fundit riatdhesimin, Kopliku ngre këto dyshime. Sipas tij, një grua e një xhihadisti të vrarë po mban ”peng” vajzat dhe gratë shqiptare.

”E përjashtoj totalisht mundësinë që ajo të mos ketë dëshirë të kthehet sepse ka qenë një nga fëmijët simbol të dëshirës për tu kthyer duke shkëmbyer vazhdimisht mesazhe jo vetëm me të afërmit e saj por edhe me gazetarin i cili e ka ndjekur nga afër këtë çështje, kolegu Jul Kasapi që ka bërë një punë të jashtëzakonshme për ti rikthyer këta fëmijë. Eva ka qenë në pararojë të kërkesës për tu kthyer. Në momentin e fundit ajo çuditërisht ka refuzuar, këtu diçka “mban erë”, diçka që nuk varet nga ajo vetë.Informacionet që janë shpërndarë në media kanë të bëjnë me një grua të xhihadistit të vrarë që është radikalizuar mjaft dhe vazhdon të ketë qëndrime radikale, e cila ka shpërndarë lajmin se çdo grua dhe vajzë që do të shkonte drejt kampit Rozh do të kishte konseguenca dhe me humbje jete”,- nënvizon më tej. Kurse lajmi i mirë është se deri në fund të nëntorit nga Libani, do të fluturojë një tjetër avion drejt Rinasit me fëmijë dhe gra shqiptare dhe shanset që Eva të jetë në këtë avion, janë të mëdha.

SHKARKO APP