Eva Dumani lëshon thirrjen e fortë: Në kampin “Al-Hawl” po na rrahin, duam të ikim

Në kampin “Al-Hawl” në Siri ka ende shqiptarë. Një shtetase arabe, mike e Mentije Dumanit, që humbi jetën brenda në kamp, rrëfen për A2 se Eva Dumani po strehohet tek një boshnjake.

Shqiptarët e mbetur në kampin e “ferrit” po keqtrajtohen nga gratë e radikalizuara. Motivet janë se pjesa më e madhe e tyre duan të largohen për në vendet e origjinës, por nuk lejohen. Disa prej tyre keqtrajtohen, edhe pse kanë celular dhe vijojnë të flasin me të afërmit e tyre.

Prania e elementeve të radikalizuara brenda kampit, të cilat duhet të forcojnë moralin e grave të tjera, ka filluar të veprojë në Al Hawl. Të njohura ndryshe si Hisbah, ish-pjesëtare të brigadës Al Khansaa në Shtetin Islamik, kanë pasur si detyrë të ndëshkojnë të gjitha ato gra të cilat nuk respektonin moralin e sheriatit dhe ligjeve të ISIS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hajrije Taushani, Elona Shuli, Myrvete Dibra, Eva Dumani dhe Emanuela Daci vijojnë të mbeten brenda kampit Al Hawl, ndërsa situata sa vjen e agravohet, në një kohë që shtetet e ndryshme mund të riatdhesojnë shtetasit e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?