Eva u mbyt pas sherrit, burri një xheloz i sëmurë tentoi vetëvrasjen

Redjon Shtylla

E kishte denoncuar në komisariatin e Vlorës që ishte afër banesës por siç ndodh rëndom, kallëzimin e kishte tërhequr. Sherri i fundit për Eva Lera rezultoi tragjik, pasi humbi jetën nga duart e bashkëshortit. Krimi në familje që tronditi opinioin publik, u shënua paraditen e së markurës dhe nga këqyrja e ekspertëve, mësohet se 45-vjeçarja u mbyt me duar. Autori i dyshuar, Teodor Lera pas këtij akti ka tentuar të vetëvritet. Ai ka marrë thikën dhe ka prerë damarët e njërës dorë. Ai u dërgua në gjendje të rënë në spital, ku dhe po merr ndihmën mjekësore. Këtë person, policia e ka proceduar më parë për dhunë në familje por banorët pranë tyre treguan gruaja e ka pranuar në shtëpi për shkak të fëmijëve.

Pak muaj më parë, 57-vjeçari e kishte goditur 45-vjeçaren me thikë në kokë gjatë një konflikti xhelozie. Krimi ka tronditur lagjen ku fqinjët rrëfejnë për dhunën e vazhdueshme që pësonte Eva. Megjithatë, ajo çfarë ka ndodhur ishte e papritur. Krimi i rëndë ndodhi në dyqanin e çiftit Lera në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar, në lagjen “Kushtrimi”. Gjithçka ka ardhur si pasojë e një sherri, që ka degraduar në dhunë dhe më pas burri e ka mbytur bashkëshorten. Më pas në gjendje depresioni ai ka prerë damarët e duarve dhe këmbëve duke tentuar vetëvrasjen. Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar me shpejtësi policinë. Por, në momentin që ka ardhur policia dhe ambulanca gruaja kishte ndërruar jetë. Burri pas mjekimit ndodhet në spitalin e burgut të Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli krimin e radhës në familje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin që ka ndodhur dhe debati, çifti ka qenë vetëm në dyqanin që kishin, pasi tre fëmijët i kanë në Amerikë, Angli dhe vajza e vogël studente në Tiranë. Sipas fqinjëve ai e dhunonte vazhdimisht gruan, e cila në një rast e kishte denoncuar por më pas e fali për katër të fëmijëve. Rreth dy vite më praë, çifti Lera përfundoi në polici pasi Teodori i kishte çarë kokën gruas së tij dhe ishte arrestuar nga forcat e policisë. Por më pas bashkëshortja e tij Eva e kishte falur dhe ishte ribashkuar me babain e fëmijëve të saj. Mësohet se ata ishin nga fshati Bunavi por prej disa vitesh jetonin në Vlorë, ku Eva shiste rroba të përdorura për të siguruar jetesën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëra nga fqinjët e çiftit Lera në Vlorë, shprehet se Teodor Lera e dhunonte vazhdimisht gruan e tij. Ajo thekson se në një rast, Eva Lera e denoncoi në polici burrin për dhunë  por më pas e tërhoqi denoncimin për hatër të fëmijëve, ndërsa ai e mbyti. Krimi nuk po njeh moshë. Krimi në familje vijon që të tronditë opinionin publik shqiptar. Vetëm për këtë vit janë regjistruar gjashtë viktima nga krimi në familje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?