Evakuohen 20 shqiptarë nga Izraeli/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme: Fluturimi i organizuar nga Greqia

Ashtu siç ka komunikuar edhe më herët Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon me misionin e saj për të evakuar të gjithë shqiptarët e ndodhur në zonën e luftës mes Izraelit dhe Palestinës të rrezikuar për jetën e tyre. Kështu bëhet me dije se 20 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?