Evakuohen 54 mijë banorë në qytetin italian, ja lidhja me Shqipërinë

Me siguri kjo e sotmja e 15 dhjetorit duhet të jetë evakuimi më i madh i një qyteti që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

54 mijë banorë të Brindisit afro 60 përqind e qytetit janë evakuuar nga banesat e tyre këtë të dielë nga ora 5.00 e mëngjesit deri në orën 13.00, për tu akomoduar përkohësisht në qendra pritje dhe shkolla.

Shkak për këtë evakuuim të pazakontë është bërë gjetja e një bombe me peshë 100 kg, në një ish-kazermë që shërbente gjatë luftës italo-greke e cila frontin e kishte në jug të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bomba sipas specialistëve të xhenios ishte hedhur aty nga forcat ajrore angleze RAF në vitin 1941 për të goditur portin dhe hekurudhën në qytetin e Brindizit që shërbenin si pika kalimi transporti për makinerinë fashiste të Musolinit në luftën italo-greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bomba u pikas më 2 nëntor gjatë punimeve për restaurimin e Kinema Andromedas, ku një mekanik pikasi dy objekte të rrezikshme ku njëra u dëmtua, çka shpejtoi edhe operacionin e evakuuimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?