Evakuohet Bregu i Lumit, familjet rome strehohen në palestrën e shkollës

Plot 55 persona janë evakuar në mesnatë ndërsa kërcënoheshin nga lumi dhe reshjet. Bëhet fjalë për familjet pranë Bregut të Lumit, ndërsa burime për ‘JavaNews.al’ nga Prefektura e Tiranës bëjnë me dije se të shpëtuar janë 19 burra, 16 gra dhe 20 fëmijë.

Mësohet se pjesa më e madhe e të evakuarve që i përkasin komunitetit rom janë strehuar në palestrën e shkollës ‘Misto Mame’. Në operacionin e mesnatës ishin të pranishëm Prefekti i Qarkut Tiranë, drejtues të Komisariatit Nr.4, forcat zjarrfikëse si dhe përfaësues nga drejtoritë rajonale.

SHKARKO APP