Evi Kokalari: Basha gjobit bizneset, dy vila kështu i ka fituar
E pranishme te ”Foltorja” e Sali Berishës në Sarandë, aktivistja Evi Kokalari akuzoi Lulzim Bashën se gjobit bizneset.
Kokalari tha se i kishte rënë në sy dhe fakti që një seancë parlamentare Basha akuzoi me emra disa biznesmenë në Shqipëri. Ajo tha se pasi kishte pyetur, mësoi se Basha i ka marrë dy vila në këtë mënyrë.
”Lufta është me 5 veta që kanë marrë peng ndërtesën, vulën dhe logon, por që në 11 dhjetor do largohen. Basha do iki më 11 dhjetor. Më ka rënë në sy që foli me emra për ca biznesmen, dhe më thanë se ai e bën këtë se kërkon gjoba, pra ai u kërkon lekë këtyre bizneseve, pra është ky korrupsion. Ai ka marrë dy vila kështu, dhe kjo është mafioze zoti Berisha, dhe kjo duhet dënuar”.