Evi Kokalari-Këlliçit: Do paraqes në gjykatë faktet e manipulimeve në Këshillin Kombëtar
Aktualitet E Premte, 17 Qershor 2022 19:12
Aktivistja dhe mbështetësja e ”Foltores”, Evi Kokalari ka reaguar për padinë e deputetit demokrat Belind Këlliçit ndaj saj duke thënë se provokimet e saj në rrjete sociale kanë qenë të qëllimshme. Ajo thotë se ishte e vetmja mënyrë që të paraqiste faktet e manipulimeve në Këshillin Kombëtar. Në rast se nuk do ta padiste Këlliçi, nuk mund të bënte asgjë publike sepse do ta hidhnin në gjyq dhe do fitonin kundrejt saj.