Evi Kokalari shfaqet krah Presidentit Meta

Shqiptaro-amerikania Evi Kokalari, sot është shfaqur në krah të Presidentit Ilir Meta. Ajo shprehet se është e lumtur për këtë takim, duke e falënderuar Metën për drekën dhe bisedën e sinqertë.

”Jam e lumtur që më në fund takova presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe bisedën tuaj të sinqertë”, shkruan në facebook.

Një ditë më parë PD paralajmëroi se do ta padisë për shpifje Kokalarin, pas akuzave që ajo bëri ndaj Lulzim Bashës, se ky i fundit ka shitur Sali Berishën te amerikanët për të mbyllur dosjen e tij për lobimin rus.

SHKARKO APP