Evis Kushi: Sakrifica për ndërprerjen e procesit mësimor, detyrim ndaj fëmijëve për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e tyre
Ministrja e Arsimit Evis Kushi, e pranishme në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, tha se prioriteti absolut i Ministrisë është shëndeti i fëmijëve.
Për të nëse gjatë rrugës për në shkollë ka ngrica, reshje apo rrezik për fëmijët, kjo është përgjegjësi e ministrisë për të marrë vendime të tilla. Këto sakrifica ne i bëjmë të konsultuara mirë me ekspertët, duke parë eksperiencat e vendeve të tjera.
Ajo ka shtuar se sot edhe shtete të tjera, jo vetëm fqinje por edhe evropiane që janë edhe më të zhvilluara se Shqipëria kanë marrë vendime të tilla.
“Greqia sapo ka marrë një vendim të tillë, madje ka ndërprerë edhe punën në parlament, pikërisht për shkak të temperaturave të ulëta dhe të pazakonta për këtë shtet. Turqia ka mbyllur shkollat në pjesën veriore dhe lindore të vendit dhe të gjithë shërbimin ndër urbane”.
Ndaj dhe ministrja Kushi ka kërkuar mirëkuptim e nxënësve, mësuesve dhe të të gjithë opinionit publik për këto sakrifica, të cilat e konsideron të detyrueshëm për tu marrë për të mbrojtur fëmijët, sigurinë dhe për mirëqenien e tyre.