Evisa mëson lajmin e kobshëm, ja çfarë i ndodhi në spital
Për Evisën mbrëmja e kaluar ka qenë nata më e zezë, nata më traumatizuese, nata tragjike.
Evisa Preka, 37-vjeçarja e cila ndodhet ende në spitalin rajonal të Shkodrës ka mësuar nga mjekët se tre fëmijët e saj dhe bashkëshorti nuk jetojnë më. Ata humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Velipojë.
Sapo ka marrë vesh lajmin e kobshëm, Evisa Preka ka shpërthyer në lot e dëshpërim të thellë. Menjëherë mjekët e spitalit të Shkodrës i janë gjendur pranë duke i dhënë një dozë ilaçesh të forta për qetësim në mënyrë që të mos kalonte në gjendje shoku.
Kjo ka qenë e vetmja mundësi për t’i mbajtur parametrat jetësor Evisa Prekës pas këtij lajmi tragjik që ajo ka marrë. Ajo është ende nën efektin e ilaçeve dhe një kujdes të rreptë të mjekëve të spitalit të Shkodrës.
Mjekët po vëzhgojnë rrahjet e zemrës dhe gjithçka tjetër në mënyrë që të mos pësojë të njëjtin fat si të katër të dashurit e saj.
KOHA JONË SONDAZH

