EXIT POLL: Cameron fiton zgjedhjet në Britani

 

Ekzit Pollet në Britani predikojnë fitoren e konservativëve në zgjedhjet në Britaninë e Madhe. Sipas tyre konservatorët do të kenë numrin më të madh të ulëseve në parlament me 316 përkundër 239 të laburistëve.

Ekzit Polli u realizua nga NOP/MORI për the BBC, ITV dhe Sky.

Rezultatet e para të zgjedhjeve pritet të publikohen para mesnatës derisa përfundimtaret të premten në mbrëmje.

Për të pasur shumicën në Parlament nevojitet minimum fitimi i 326 ulëseve.

Sipas këtyre rezultateve që duhet të konfirmohen nga numërimet zyrtare, qeverinë pritet ta themelojë kryeministri aktuale David Cameron për të cilin ky mandat është i dyti me radhë.

David Cameron gjatë fushatës parazgjedhore dhe më herët kishte premtuar referendum për dalje nga Bashkimi Europian.David Cameronit meritë e madhe e qeverisjes së tij i përshkruhet dështimi i referendumit për pavarësi të Skocisë në shtatorin e vitit të shkuar si dhe përmirësimi i ndjeshëm i situatës ekonomike në vend.

SHKARKO APP