Exit Poll-et e para i japin fitore bindëse opozitës
Exit Poll-et të realizuar nga kompani që kanë kryer sondazhe pasi qytetarë kanë votuar, japin një fitore bindëse të opozitës në zgjedhje.
Top Channel dhe Ora News kanë publikuar rezultatet e para të Exit Polleve, të cilat flasin për fitore dërrmuese të Opozitës së Bashkuar. Fitore të opozitës parashikon dhe Exit Polli i televizionit Syri.
Ora News ka publikuar para pak minutash Exit Pollin e parë për qarqet kryesore të vendit. Sipas të dhënave të sondazhit të bërë direkt pasi qytetarët kanë dalë nga qendrat e votimit, PD dhe LSI kryesojnë rezultatin me 56 për qind. Exit Polli i parë është bërë për qytetin e Tiranës.
Sipas Exit Pollit, për herë të parë Partia Demokratike ka arritur të tejkalojë Partinë Socialiste në përqindje votash për Tiranën.
Fitore të opozitës jep dhe Exit Polli i Baton Haxhiut në televizionit Top Channel, Top Channel ka publikuar rezultatin e parë të Exit Poll-eve të zgjedhjeve parlamentare. Gazetari Baton Haxhiu tha se surpriza është në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë. ”Surpriza e parë është në Tiranë, Elbasan dhe ndoshta edhe në Vlorë. Mos të ngremë shumë kureshtjen. Të shkojmë me rezultatin në vend. Fiton opozita”,-tha Haxhiu.

Fitore të opozitës parashikon dhe Exit Polli i televizionit Syri. Kompania Ubo Consulting dhe SYRI TV ka zhvilluar një Exit Poll në Shqipëri, në lidhje me zgjedhjet që sapo u mbyllën.
Janë 12800 votues të pyetur.
Besueshmëria është 95%, me një marzh gabim prej 1 %.
Gadishmëria e njerëzve për tu përgjigjur ka qenë e madhe. Mbi 77 % e personave kanë pranuar të përgjigjen.
Kemi përzgjedhur 1 nga 3 personat që kanë dalë nga qendrat e votimit.
PS: 44. 2 – 65 Mandate
PD: 40.4 – 63 mandate
LSI: 9.3 – 10 mandate
PSD- 2 Mandate
KOHA JONË SONDAZH

