Express:ISIS ka planifikuar për nesër një ditë botërore terrori

 

Express lajmëroi pak më parë se sipas Grupit të Hacker-ave Anonymous nesër ISIS po organizon një ditë terrori anembanë botës.Në një njoftim grupi i fshehtë pretendon se terroristët kanë planifikuar të kryejnë të paktën tetë sulme ditën e dielë . Franca, SHBA, Indonezia, Italia ,Libani,etj janë shënjestruar së fundmi nga terroristët Daesh nëpërmjet postimesh në rrjetet sociale.

Kjo ka rritur nivelin e gatishmerisë për ditën e dielë në "kodi i kuq".

 Por alarmi mbetet edhe për ditët e tjera pas së dielës. Me ardhjen e Krishtlindjeve miliona njerëz do t’i drejtohen dyqaneve dhe supermarketeve për të blerë artikuj për festën. Kjo ka sjellë një gjëndje alarmi në shtetet kryesore të Europës,por dhe në Shqipëri, në lidhje me sigurinë e ambienteve.

Qytetet anembanë Europës po diskutojnë sesi të bëjnë më të sigurtë dyqanet dhe supermarkatat që do të shesin artikuj për Krishtlindjet dhe Vitin e ri. Në Francë, supermarketi 445 vjeçar i artikujve për Krishtlindje nuk do të organizojë evente për fëmijët. Kështu shprehet gazeta Wall Street Journal.

Gjermania ka dhe numrin më të madh të supermarketeve për Krishtlindje në Europë, diku tek 2500 dyqane, që tërheqin rreth 50 milion njerëz. Kudo nëpër salla do të ketë agjentë civilë, por të armatosur.

Franca ka rreth 2450 dyqane të tilla, të cilat gjithashtu tërheqin mjaft njerëz.

Të enjten Papa Francesku tha se shpirti i “Krishtlindjeve” rrezikon që të ngjajë si “sipërfaqësor” në kushtet e një bote që ka zgjedhur  urrejtjen dhe luftën.

“Krishtlindjet po vijnë. Do të ketë drita, njerëzit do të festojnë, gjithkund do të ketë pemë të ndriçuara…

 Bota, sidomos Europa, vazhdon të jetë në luftë.

SHKARKO APP