FA-të, më shumë mbështetje për operacionet brenda dhe jashtë vendit
Gjatë vitit 2020 buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes parashikohet të rritet me 2.8 miliardë lekë në krahasim me vitin 2019 duke arritur nga 1.26% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në 1.34%. Kjo rritje synon realizimin e objektivit të ndërmarrë në kuadër të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, që buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes të jetë 2% e PBB-së në vitin 2022. “Më shumë mbështetje për personelin, operacionet brenda dhe jashtë vendit. Njëherësh, me buxhetin e ri i jepet një hov më i madh investimeve për emergjencat civile, arsimimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosur. Fondi për modernizimin e Forcave të Armatosura, llogaritet 36 milionë euro, për misionet ndërkombëtare është parashikuar në buxhet një fond prej 8.2 milionë eurosh. Një mbështetje të madhe do të marrë edhe dhe parandalimi dhe përballimi i emergjencave civile”.