Fabiol Gaxha, viktima e ”luftës” me armë në ish-Bllok

Fabiol Gaxha, 26-vjeç, është personi që ka mbetur i vrarë pas përplasjes me armë në një prej lokaleve në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Mbrëmjen e djeshme u raportua se viktima ishte Rigers Gaxha, vëllai i Fabiolit, për shkak se në automjetin e tij u gjet pikërisht karta e identitetit të Rigersit.

Raportohet se Fabiol Gaxha ka qenë truprojë e Ervis Martinajt, një prej personave të plagosur në këtë ngjarje që tronditi Tiranën. Konflikti raportohet të ketë ndodhur për shkak të këngëtares Elvana Gjata, e cila është ngacmuar brenda lokal nga njerëzit e Ervis Martinajt. Këngëtarja Elvana Gjata është shoqëruar në komisariat ku është marrë në pyetje dhe më pas është lënë e lirë.

Nervjol Bilo, pjesë e Forcave Komando, dyshohet si personi që ka qëlluar me armë në sherrin mes dy grupeve në zonën e ish-bllokut, mbrëmjen e së enjtes, ku viktimë mbeti Gaxha. Komando mësohet se ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata edhe ai në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët kriminalistët po vëzhgojnë kamerat e sigurisë për të mësuar më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Dy grupet e përfshira në konflikt kanë qenë në dy tavolina të ndryshme, ku në njërën ishte Ervis Martinaj dhe Eljo Hato dhe në tjetrën, Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo, brenda në lokalin “Monopol” në zonën e ish-bllokut. Një prej autorëve të shpallur në kërkim, Ervin Mata, ka qenë duke pirë verë në shoqërinë e dy të tjerëve, kur në derën e lokalit është shfaqur Fabjol Gaxha, truprojë i Ervis Martinajt. Viktima kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës dhe ky i fundit kishte vendosur të “sqarohej” me të pikërisht në këtë moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sapo Gaxha futet brenda në lokal dhe i drejtohet tavolinës ku ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon (Aleksandër) Hato, Ervin Mata shkëputet me nxitim nga tavolina e tij dhe godet me grushte viktimën. Menjëherë mes dy tavolinave nis një konflikt fizik, pasi në sherr përfshihen edhe Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo me Ervis Martinajn e Eljon Haton.

Në këtë moment regjistrohen edhe të shtenat me armë zjarri. I pari që nxjerr armën dhe hap zjarr është truproja i Ervis Martinajt por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi merr një plumb në kokë dhe humb jetën. Me armë qëllojnë edhe Ervis Martinaj e Eljon Hato si dhe tre personat e tjerë të tavolinës përballë duke e kthyer gjithçka brenda lokalit në “Far West”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?