Facebook fshin llogaritë e muxhahedinëve, sulmonin Iranin nga Shqipëria
Platforma sociale facebook ka fshirë 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe si edhe 146 llogari në instagram, këto të hapura në Shqipëri. Organizata e muxhahedinëve që kundërshton regjimin e Teheranit, dhe që ka bazën e saj në Shqipëri, shkruanin kundër Iranit.
“Edhe pse këto llogari nuk kishin arritur të rrisnin ndjeshëm bazën e audiencës së tyre pas disa viteve në veprim, ishin pjesë e një skeme të organizuar nga MEK”, thuhet në raportin e datës 6 prill të botuar nga Facebook. “Ata shënjestronin kryesisht Iranin dhe audiencën globale me përmbajtje që kishte si objektiv kryesor Iranin. Rrjeti ka shkelur politikat tona kundër ndërhyrjeve të huaja përmes aktivitetit të koordinuar jo autentik për llogari të një entiteti të huaj”.
Sipas facebook, ky rrjet ka qenë kryesisht aktiv në vitin 2017, por aktiviteti u rritur ndjeshëm në vitin 2020, përmes llogarive autentike dhe false, që postonin materiale lidhur me MEK, ose komentonin në llogaritë në facebook të mediave të mëdha, si Zëri i Amerikës, apo BBC.